Telegrafi

Edita, pas diplomimit, premton këngë të reja

Ka tashmë një vit që Edita, nuk ka lansuar ndonjë këngë të re, të cilën gjë, gjatë një prononcimi për Telegrafin, ajo e arsyeton me faktin se ka qenë e përkushtuar për të përfunduar fakultetin.

Por, tash pasi ka diplomuar në degën e Komunikimit Masiv – drejtimi gazetari, Edita është gati të shpërthejë sërish.

“Gati një vit nuk kam punuar këngë te re. Këtë vit kam qenë më shumë e zënë rreth fakultetit sepse kam dashur që të diplomoj në afat dhe fatmirësisht e kam arritur këtë – tash jam e diplomuar në Komunikim Masiv – Gazetari”, thotë Edita për Telegrafin.

Këngëtarja ka treguar se gjatë mbrëmjeve dhe koncerteve verorë është pritur shumë mirë nga publiku.

“Mirëpo, nuk kam munguar as mbrëmjet e ndryshme muzikore. Kam qenë në disa vende e angazhuar dhe me të vërtet jam shumë e lumtur me pritjen që më kanë bërë publiku kosovar; ata janë shumë atmosferik dhe dinë të të respektojnë”, ka shtuar këngëtarja. /Telegrafi/