Telegrafi

Edita Dula: Një grup aktorësh kanë “kapur” serialet, për ne tjerët s’ka vend

Në emisionin “#Hashtag” me Krenare Vokshi në RTV Dukagjini është diskutuar për humorin te shqiptarët.

Aktorja e humorit, Edita Dula thotë se është bërë e vështirë për aktorët që të mos ushtrojnë një detyrë tjetër.

“Nëse je e angazhuar në televizion nuk je në mjerim siç mund të dëgjohet në popull. Mirëpo është një trend, sidomos në seriale, punësohen disa aktorë e për të tjerët nuk ka shumë vend. Ata që punësohen fillimisht e kanë mirë, të tjerët merren në episode të caktuara”.

Aktorja e njohur për angazhimin në “Përrallë me tupan”, thotë se ata që janë të angazhuar në seriale apo programe të ndryshme televizive e kanë një standard më të mirë që është i krahasueshëm me shtresat tjera shoqërore.

Ajo thotë se edhe në teatër është e njëjta situatë ku aktorët vështir mund të gjejnë hapësira./Telegrafi/