Borussia Dortmund ka bërë të ditur sot se trajneri Marco Rose nuk do të vazhdojë të punojë me ekipin edhe sezonin e ardhshëm, ndërsa mediat gjermane shkruajnë se Edin Terzic, është kandidati kryesor për trajnerin e ri.
Klubi ka befasuar të gjithë ku pas një viti u nda nga Rose, i cili e kishte dërguar Borussia Dortmundin në vendin e dytë në Bundesligë.
“Ky është rezultati i një analize intensive të sezonit të enjten, ku përveç Rose përfshihen edhe Hans-Joachim Watzke, Michael Zorc, Sebastian Kehl dhe Matthias Summer”.
BVB and Coach Marco Rose end their relationship.
Following an intensive season analysis on Thursday, including Rose, Watzke, Zorc, Kehl, and Sammer, the club has decided to move forward, and wishes Marco Rose the best of luck in his next opportunity 👏 pic.twitter.com/xpz6eBjS8T
— Borussia Dortmund (@BlackYellow) May 20, 2022
“Kjo ditë nuk është e lehtë për asnjërin prej nesh, sepse respekti i ndërsjellë për të gjithë ne ishte, është dhe mbetet i madh. Pas një sezoni të pakënaqshëm për arsye të ndryshme, kuptuam se nuk dhamë maksimumin në shumë fusha”, ka thënë Hans-Joachim Watzke.
Në të njëjtën kohë, mediat gjermane janë të bindura se Borussia do të rikthejë në stol Edin Terzic.
SIGUEN LOS CAMBIOS EN BORUSSIA DORTMUND 🐝
Marco Rose abandona el club 👋 y ¿vuelve Edin Terzic? 🤔
#⃣ #BVB #Bundesliga
✍️ @Gazpachen https://t.co/Gv9PCMT2Fm— Mi Bundesliga (@mibundesliga) May 20, 2022
Kujtojmë se Terzic ka punuar te Borussia Dortmundit si trajner, pas largimit të Lucien Favre.
Atë kohë ai fitoi Kupën e Gjermanisë kundër RB Leipzig, ku më pas ai mbeti në klub si drejtor teknik. /Telegrafi/