Site icon Telegrafi

Edin Dzeko e zhvesh qëllimisht futbollistin grek! (Video)

Gjyqtari i ndeshjes mes Greqisë dhe Biosnje-Hercegovinës ka pasur shumë punë në takimin e kualifikueseve për Kupën e Botës në Rusi.

Në një ndeshje mjaft të tensionuar në Athinë janë treguar 12 kartonë të verdhë dhe dy të kuq, përkatësisht një për Edin Dzekon dhe Kyriakos Papadopoulos.

Pikërisht, këta dy ishin pjesë e një skene mjaft qesharake, ku Dzeko i zhveshi tuat futbollistit grek, pasi Papadopoulos bëri një ndërhyrje të palejuar, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu edhe në shkallët e stadiumit ka pasur trazira të mëdha me rastin e hapjes së një banderole kundër Bosnjës.

Ndryshe, takimi ka përfunduar pa fitues duke barazuar me rezultatin 1-1. /Telegrafi/

Exit mobile version