Site icon Telegrafi

Edicioni sensual i Monica Belluccit në kopertinën e revistës Madame

(Foto: Instagram/monicabellucciofficiel)

Monica Bellucci është shfaqur në ballinën e re të revistës gjermane Madame duke i gëzuar sërish fansat me dukjen e saj.

Bukuroshja ka pozuar me guxim me një bluzë të tejdukshme duke treguar se ende duket mahnitëse.

Aktorja italiane, e cila edhe në dekadën e gjashtë të jetës magjeps me bukurinë e saj, është ylli i kopertinës së edicionit të janarit të revistës gjermane Madame.

Bellucci e ka shpërndarë fotografinë në profilin e saj në Instagram dhe vëmendjen e tërheq mënyra si ka pozuar.

58-vjeçarja kishte veshur një bluzë transparente me rrjetë me fije ari, poshtë së cilës ishte e zhveshur dhe ekspozonte gjoksin. Me grim të lehtë në tone neutrale, dukjen e ka shoqëruar me vathë të argjendtë.

Gjithashtu, për këtë edicion, Bellucci ka realizuar edhe disa fotografi tjera në edicione të ndryshme – duke filluar nga një kostum elegant, e deri te pozimi me një pallto ngjyrë bezhë pa asgjë poshtë. /Telegrafi/

Exit mobile version