Telegrafi

Edicioni i ri në NBA fillon me spektakël – Lakers mposhten nga Clippers, fitoi bindshëm Brooklyn Nets

Foto: LA Clippers/Twitter

Ka filluar edicioni i ri në NBA e që fansat ishin të entuziazmuar nga ky rikthim i ligës më të ndjekur në botë.

Me vetëm dy takime të zhvilluara, spektakli nuk mungoi dhe emocionet e NBA sollën atë që edhe pritej.

Los Angeles Clippers ka triumfuar ndaj rivalit lokal, Los Angeles Lakers me rezultat 116-109.

Clippers ishin të frikshëm në çerekun e parë, duke fituar 39-19, e Lakers në të dytin përmbysi gjërat, duke triumfuar 35-17.

Por, në pjesën e dytë, Clippers u këndellën dhe fituan 33-24, derisa në çerekun e katërt e humbën 31-27, mirëpo kjo u mjaftoi që të triumfonin në fund.

Fitore më bindëse mbrëmë mori Brooklyn Nets që fitoi 125-99 ndaj Golden State Warriors, duke humbur vetëm çerekun e katërt 28-26. /Telegrafi/