Site icon Telegrafi

Edicioni i ri i festivalit “Beer and Wine” mbahet nga 4 deri më 6 gusht

Festivali “Beer and Wine” këtë vit do të mbahet për tri ditë rresht nga data 4 gusht deri më 6 gusht 2023 në “Platon e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve”, Prishtinë duke filluar çdo ditë nga or 17:00.

Si promotor i zhvillimit shoqëror/ekonomik dhe pasurimit të jetës kulturore, Festivali i Birrës dhe Verës ka për qëllim promovimin e grupeve/bendeve të reja muzikore, inkuadrimin e mbi 15 muzikantëve të rinj, inkuadrimin dhe punësimin e 150 të rinjve gjatë festivalit si dhe promovimin e verërave vendore si produkte strategjike vendore të Republikës së Kosovës.

Karakteristikë e veçantë e festivalit është numri i madh dhe llojllojshmëria e produkteve që ju mund t’i gjeni këtu e ku vizitorët do të kenë mundësi që ti degustojnë të gjitha këto në një vend.!

Prezentë do të jenë afër 18 brende të birrës (vendore dhe te huaja) si dhe afër 15 brende të verës (vendore dhe te huaj).

Festivali gjatë edicioneve të kaluara ka arritur në mënyrë të shkëlqyer të promovojë vlerat kulturore dhe artistike të qytetit të Prishtinës.

Tri ditë te festës së muzikës, verës dhe birrës do të përcjellën me emra të mëdhenj të muzikës vendore dhe ndërkombëtare që do të përkujdesen për argëtimin e vizitorëve. Në mesin e bendeve dhe këngëtareve do të përformojnë emra të njohur siç janë: Gipsy Groove, Edona Rreshitaj & Band, Dagz & PM, String String, Adrian & Durim Xhema, Behar Jashari Band, Rebel soul, Flow, Caboo, Vissi, Kronz, Bess, Escoman, Almarin, Jolie, Dj West, etj.

Beer and Wine Festival është një festival plotë argëtim dhe gëzim. Në këtë ambient, është krijuar një atmosferë miqësore, ku vizitorët do të kenë mundësi të merren edhe me aktivitete tjera siç janë lojërat e ndryshme: corne hole, beer pong, vrapimi në goma, kush është më i shpejti në pije. Gjithashtu do të kenë mundësi të fitojnë edhe dhurata të ndryshme nga lojërat shpërblyese të cilat i shpërndajnë vet pjesëmarrësit.

 

Exit mobile version