Telegrafi

Edicioni i radhës i ‘Rave’ sjell Riston, një artist me tinguj energjikë

‘Rave Live Session’ është transmetimi javor, i mundësuar nga ‘Win Music Freedom’, ku shfaqim DJ-të më të mirë lokalë dhe internacionalë.

Risto vjen nga Burgas-qytet i Bullgarisë dhe një banor afatgjatë i eventeve në Sofia, Risto është një person i cili na ka ngacmuar këndshëm me shijen e tij të mbrehtë të muzikës për mbi 15 vjet.

E kaluara e tij sillet rreth zhanreve gangsta hip-hop dhe beatbox ka kaluar me shpejtësi në një përzgjedhje muzikore më eksperimentale gjatë viteve. Siç thotë një nga tracks e tij të preferuara – “Ritmi është thelbësor për shpirtin”.

I nxitur nga kjo moto, Risto ka iniciuar projekte të ndryshme të këndshme muzikore – nga seritë e miksit dhe eventeve Mellow Sounds në podcast-in e duhur dhe natën jashtë Betonit, me shokët e tij të techno warriors Phlp. dhe Linear Out put.

“Ideja pas Ristos si një pseudonim dhe emocion është dëshira për të ndarë botën time të brendshme kurioze, të ndjeshme dhe pak të çmendur përmes muzikës që dua”, thekson Risto.

Këtë të diel nga ora 21:00 në faqen zyrtare në Facebook të Rave Travel, Win Music Freedom dhe Telegrafi Magazina.