Ajo njihet për atë që e do modën e viteve pesëdhjetë dhe gjashtëdhjetë të shekullit të kaluar
Mbretëresha Rania e Jordanisë dhe Mbretëresha Silvia e Suedisë vizituan ekspozitën e 25-të “25th Jordan River Designs Handicraft” në qytetin Aman të Jordanisë.
Rania i ofroi Mbretëreshës Silvia një mikpritje të madhe, mirëpo shfrytëzoi rastin edhe të nxjerrë në pah stilin e saj të patëmetë, transmeton Telegrafi.
Mbretëresha Rania kishte veshur një fustan me prerje A, të cilin e nënshkruan shtëpia e modës “Crista Dress”. Ky kreacion kushton 850 euro.
Fustani ka ngjyrë kafe të çelur, por ka vija të bardha diagonale dhe vertikale dhe ekspertët e modës e cilësojnë si “fustan ideal për ditët e vjeshtës”.
Shtëpia e modës “Crista Dress” shquhet për fundet e saj valëvitëse dhe të ashtuquajturat mëngë, siç është edhe ky fustan.
Rania shpesh vesh kombinime të cilat na rikujtojnë ato të viteve pesëdhjetë dhe gjashtëdhjetë, këtë e tregojnë edhe këpucët e bardha që i ka mbathur.
Ngjyrat e fustanit përputheshin në mënyrë perfekte me bizhuteritë prej floriri që ajo i vinte në pah me flokët e lidhur në bisht.
Edhe pse shumë janë kënaqur me këtë kombinim veshjesh, ka pasur edhe nga ata që e kanë kritikuar, duke theksuar se kjo veshje është “shumë rinore”.
Çfarë mendoni ju? A është ky fustan i përshtatshëm për mbretëreshën Rania? Ndani me ne në komente. /Telegrafi/