Ashley Graham u sigurua që të gjithë sytë të ishin tek ajo teksa u shfaq me një fustan provokues transparent me të brendshmet në plan të parë, në një festë në Londër.
Modelja dhe bashkëshorti i saj, Justin Ervin, morën pjesë në një festë të revistës Perfect Magazine dhe markës Valentino në hapjen zyrtare të ‘1 Hotel Mayfair’ në kryeqytetin anglez.
Ajo kishte veshur një fustan të zi të guximshëm me një të çarë të lartë për të nxjerrë në pah këmbët e gjata. Fustani i tejdukshëm i nxirrte në pah kthesat e saj dhe poshtë mund të shiheshin të brendshmet e zeza.
Ashley e plotësoi veshjen me një korse lëkure të zezë për ta vendosur në bel, ndërsa në këmbë kishte taka transparente me detaje ari.
Kujtojmë që gjatë këtij viti, revista Maxim e ka shpallur Ashley Graham si femrën më seksi për vitin 2023. /Telegrafi/