Site icon Telegrafi

Edicioni festiv i Diletta Leotta, theksoi linjat dhe figurën trupore me një fustan të ngushtë

(Foto: Instagram/dilettaleotta)

Gazetarja e famshme italiane, Diletta Leotta, ka shpërndarë fotografitë festive, në të cilat pozon para një peme të dekoruar të Krishtlindjeve dhe fustani i veshur me prerje në dekolte ia theksoi kthesat e saj dhe për këtë çështje fitoi lëvdata dhe komplimente të shumta.

Bukuroshja i ka shpërndarë këto imazhe në profilet e saja në rrjetet sociale ku ka vënë në pah edhe një herë figurën e formësuar.

Ajo ka veshur një fustan të shkurtër ngjyrë bezhë me mëngë të gjata. E gjithë gjatësia e pëlhurës është e mbuluar me tema, ndërsa prerja në pjesën e përparme theksoi dekoltenë e gazetares.

(Foto: Instagram/dilettaleotta)

Dizajni i fustanit theksoi veçanërisht linjat dhe figurën e lakmueshme të Dilettas, e cila nuk ka shumë aksesorë me fustanin dhe në imazhe i dallohet vetëm një unazë.

Flokët i la t’i binin mbi supe, ndërsa në fytyrë kishte grim të thjeshtë në nuanca neutrale.

Në komentet poshtë postimit, ndjekës të shumtë e vlerësuan dukjen e saj dhe e uruan për festat e fundvitit me një sërë komplimentesh. /Telegrafi/

Exit mobile version