Telegrafi

Edicioni i dytë i “RLIOF” – Ramë Lahaj njofton se mbrëmja e së martës i dedikohet bilbilit të muzikës shqipe, Nexhmije Pagarushës

Foto: Screenshot/Instagram

Tenori shqiptar me famë botërore, Ramë Lahaj, prej disa ditësh ka nisur edicionin e dytë të koncertit të tij të quajtur “RLIOF” (Ramë Lahaj International Opera Festival), i cili nisi gjegjësisht më 21 korrik dhe do të zgjasë deri më 28 korrik 2022.

Deri më tani kanë interpretuar një sërë yjesh të njohur vendor si dhe ndërkombëtar.

E mbrëmja e sotme (26 korrik) do t’i dedikohet bilbilit të muzikës shqipe, artistes së ndjerë, Nexhmije Pagarushës.

Foto: Screenshot/Instagram

Përveç kësaj, sonte do të përkujtohet edhe artisti i madh i muzikës shqiptare, Çesk Zadejën.

Lexo po ashtu Rame Lahaj njofton se paratë nga shitja e biletave për mbrëmjen gala të koncertit “RLIOF” do të dhurohen për studentët që nuk kanë mundësi financiare

Postimi i plotë i Lahajt (pa ndërhyrje):

“Kanë kalu 2 vite prej kur zemra jonë Nexhmije Pagarusha nuk është më në mesin tonë për të ardhë e për të na mbështetë edhe fizikisht në mbrëmjet tona, ashtu siç bënte dikur edhe pse shëndeti e kishte rënduar.

Ajo jeton e frymon rreth nesh, e kemi përditë e në çdo çast me vete përmes thesarit muzikor që ajo na ka lënë.

Festivali do të ishte i mangët pa një mbrëmje që i dedikohet të madhes Nexhmije Pagarusha, andaj ju ftoj të gjthëve që sonte ta kujtojmë së bashku muzikën e shpirtin e saj, në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare në Kosovë, prej orës 20:00.

Sonte do të kujtojmë edhe të madhin e muzikës shqiptare Çesk Zadeja, në 95 vjetorin e tij me shumë vepra premierë enkas për natën e sotme, që do të performohen nga Arta Jashari, Zana Abazi Ramadani, Mirlinda Koci, Klodjan Kaçani, Armand Likaj dhe Granit Musliu, shoqëruar në piano nga Mennan Bërveniku”. /Telegrafi/