Site icon Telegrafi

Edicioni i dytë i Growth Tank po vjen me 30 qershor

Growth Tank është ndër konferencat më të mëdha në rajon që organizohet me datë 30 Qershor 2022 në Prishtinë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Social Media.

Ky është edicioni i dytë i cili mbledh ekspertë vendor dhe ndërkombëtar të cilët ndajnë përvojat e tyre si folës në panelët me tema të ndryshme brenda konferencës.

Duke marrë parasysh trendin e punësimit i cili po ndryshon me ritëm të shpejtë viteve të fundit, profesionet e marketingut dixhital janë ndër të parat në listën e profesioneve më të kërkuara në botë.

Ndaj, kjo konferencë mendohet të jetë një ngjarje e cila do të edukoj rininë lidhur me trendet e fundit që po ndodhin në bote sa i përket fushës së marketingut dixhital.

Pjesëmarrës në këtë ngjarje do të jenë emra të njohur ndërkombëtar të fushës së marketingut dixhital të cilët do të jenë në Kosovë për të ndarë përvojat e tyre në vendët përkatëse.

Disa nga temat të cilat do të trajtohen në këtë edicion janë:

Programmatic Advertising, Content Revolution, Social media as a Growth Accelerator, E-commerce Marketing, dhe Boost growth through Social Media.

Kjo konferencë është e vetmja e llojit të tillë në Kosovë, e cila pritet të merr përmasa globale.

Exit mobile version