Site icon Telegrafi

Edicioni i dytë i “Fustanellës”

Një nga veshjet tradicionale shqiptare vjen në edicionin e dytë të Festivalit “Fustanella”, për të përshkruar estetikën e lartë që populli ynë ka përdorur.

Një kostum që është përdorur në viset shqiptare dhe që ka mahnitur jo pak të huajt, bën bashkë artistët më në zë shqiptarë: 15 instrumentistë, të cilët do të sjellin një festë muzikore të përbashkët me rrënjët e identitet tonë, por në mënyrë bashkëkohore.

“Fustanella” do të mbahet në datat 19, 20 dhe 21 tetor. Ndërsa, në datë 22 tetor do të jetë në qytetin e Korçës.

Exit mobile version