Telegrafi

Edicioni i 77-të i NBA fillon me spektakël: Warriors fitojnë derbin ndaj Lakers, Celtics triumfoi ndaj Philadelphia 76ers

Ka filluar edhe zyrtarisht edicioni i 77-të i ligës më të fortë të basketbollit në botë, NBA.

Në hapje të kampionatit u zhvilluar dy përballje të zjarrta, duke dhuruar spektakël para tifozëve që ishin në sallë, por edhe tek ata që e shikuar nga televizori.

Në ndeshjen derbi, Golden State Warriors mposhti Los Angeles Lakers me rezultatin 123-109. Ylli i kësaj ndeshje ishte Stephen Curry me 33 pikë, ndërsa te skuadra kundërshtare doli të ishte LeBron James 31 pikë e 14 kërcime.

Në duelin tjetër, ekipi i Boston Celtics triumfoi ndaj Philadelphia 76ers me rezultat 126-117 . Edhe pse me probleme, për shkak të pezullimit të trajnerit, skuadra vendase bëri një ndeshje të mirë, ku u dalluan Tatum e Broën me nga 35 pikë secili. Për Philadelphia, James Harden realizoi po 35 pikë, por që mbetën për statistikë.

Ndeshjet tjera të xhiros së parë që zhvillohen në mëngjesin e së enjtes:

Detroit Pistons – Orlando Magic

Indiana Pacers – Washington Wizards

Atlanta Hawks – Houston Rockets

Brooklyn Nets – New Orleans Pelicans

Memphis Grizzlies – New York Knicks

Miami Heat – Chicago Bulls

Toronto Raptors – Cleveland Cavaliers

Minnesota Timberëolves – Oklahoma City Thunder

San Antonio Spurs – Charlotte Hornets

Utah Jazz – Denver Nuggets

Phoenix Suns – Dallas Mavericks

Sacramento Kings – Portland Trail Blazers. /Telegrafi/