Site icon Telegrafi

Edicioni i 23-të i Festivalit ReMusica do të mbahet më 8 nëntor 2024

Edicioni i 23-të i Festivalit ReMusica, me temën “Togetherness – Së Bashku” paraqet një program të plotë katër ditor, me theks të veçantë mbi përsosmërinë muzikore, zhvillimin edukativ dhe shkëmbimin kulturor global.

Ky edicion do të jetë një festë e muzikës dhe artit, duke promovuar si shumëllojshmërinë ashtu edhe gjithëpërfshirjen.

Qëllimi i tij është të ngrisë skenën e muzikës klasike të Kosovës përmes gërshetimit të muzikës klasike dhe bashkëkohore, edukimit dhe diplomacisë kulturore, duke krijuar kështu mundësi të qëndrueshme për artistët dhe krijuesit e festivalit brenda rajonit.

ReMusica Festival

Këtë vit, ReMusica vendos në qendër të vëmendjes artistët vendas me karriera ndërkombëtare, duke i bërë bashkë ata nga vende të ndryshme. Programi përfaqëson frymën e bashkimit, teksa këta artistë angazhohen në partneritete kuptimplota dhe shkëmbejnë perspektivat e tyre unike.

Përveç këtyre performancave bashkëpunuese, këtë vit Festivali ReMusica është nikoqir i mysafirëve ndërkombëtarë, përfshirë udhëheqës të festivaleve europiane, organizata, anëtarë të medias ndërkombëtare, etj. Mysafirët do kenë privilegjin të përjetojnë festivalin në mënyrë unike, të eksplorojnë komunitetin artistik vendas dhe të hapin rrugë për mundësi dhe bashkëpunime në të ardhmen.

Në zemër të festivalit zë vend pasioni dhe përkushtimi i artistëve të përfshirë, që kanë një ndikim të rëndësishëm në komunitetet e tyre, nga talentet lokale deri te yjet ndërkombëtarë.

Edicioni i 23-të me mbi 200 pjesëmarrës nga Kosova, Belgjika, Franca, Portugalia, Austria, Gjermania, Spanja, Italia dhe nga e gjithë Europa, do t’ofrojë një program të gjerë, duke filluar nga Koncertet: me artistët më të çmuar të skenave botërore dhe vendore; Diskutime: Panele diskutimi me tema të rëndësishme si qëndrueshmëria dhe praktikat mjedisore brenda industrisë duke synuar krijimin e një platformë për dialog ekspertësh dhe shkëmbim idesh.; Koncertet akusmatike & elektroakustike; Rrjetëzim: mundësi për rrjetëzim, bashkëpunim dhe krijim lidhjesh midis artistëve vendas, mysafirëve ndërkombëtarë, krijuesve të festivaleve dhe profesionistëve të industrisë; Programi Edukativ – punëtori dhe masterklasa, një mjedis dinamik dhe pasurues ku artistët, studentët dhe dashamirët e muzikës mund të bashkohen për të shkëmbyer ide, ndërtuar lidhje dhe frymëzuar njëri-tjetrin. Poashtu, Festivali do të përfshijë një gamë aktivitetesh, duke përfshirë programin tradicional ReMusica Junior për fëmijë, punëtori, programin ReNew për artistë të rinj dhe shumë më tepër!

Petrit Çeku, Raquel Andueza, Elbenita Kajtazi, ReVocal Ensemble, Trio Elogio, Margherita Berlanda janë vetëm disa nga emrat e këtij edicioni.

Në këtë frymë bashkimi, Festivali ReMusica ju fton të gjithëve të jeni pjesë e festës që tejkalon kufijtë dhe bashkon kulturat përmes muzikës.

Materialin mund te gjeni ketu.
Programi i plotë do të zbulohet së shpejti!

Festivali ReMusica
www.remusicafestival.com

Exit mobile version