Telegrafi

Edicioni i 19-të i Panairit Ndërkombëtar të Turizmit dhe Sportit, mbahet më 27-28 prill në Prishtinë

Me 27-28 Prill, Salla 1 Tetori në Prishtinë, do të jetë vendi ku destinacionet më të bukura në rajon takohen për t’u takuar me vizitorë.

Panairi Ndërkombëtar i Turizmit dhe Sportit është event promocional dhe komercial për sektorin e turizmit dhe sportit. Ky edicion shpalos një gamë të gjerë të destinacioneve dhe atraksioneve turistike, sportive dhe ofertave të ndryshme nga një numër i madh i agjencioneve turistike, bizneseve, institucioneve tjera nga vendi, rajoni dhe me gjerë.

Ky panair është vend i përsosur për krijimin e rrjeteve me profesionistë nga industria e turizmit dhe sportit në Ballkan duke u bërë vendtakimi kryesor për bashkëpunime potenciale afariste për të gjitha palët me interes, si dhe është bërë një platformë unike ku bëhet promovimi zyrtar i ofertave turistike dhe sportive për vizitorët nga Kosova dhe rajoni.

Për 19 vite me radhë, CEO si kompani lidere për organizim të panaireve në Kosovë, mundëson platformë bashkëpunimi dhe shkëmbim eksperiencash në mes të profesionistëve dhe pasionantëve të turizmit dhe sportit.

Ju ftojmë ta shfrytëzoni mundësinë që të gjitha këto destinacione dhe atraksione ti vizitoni në Prishtinë, me 27-28 PrillSallën 1 Tetori.