Jennifer Aniston është një nga yjet në kopertinën e revistës CR Fashion Book, për të cilën ka pozuar në edicione të ndryshme dhe ajo që ra në sy ishte paraqitja me bikini dhe veshja e një xhaketë.
Në numrin e përmendur, aktorja shfaqet në kombinime të ndryshme – nga bikini dhe kravata e deri te një kostum i madh Versace dhe sjell shkëlqimin e saj të veçantë në faqet e revistës.
Në ballinën e stiluar nga kryeredaktorja Carine Roitfeld, Aniston mahnit me një këmishë, pantallona dhe kravatë (nga Valentino), e veshur mbi sutjena elegante Fleur du Mal.
Nëpërmjet fotografive bardh e zi të shkrepura nga Zoey Grossman, ajo paraqitet edhe në disa imazhe të tjera, duke u dalluar me një kostum Bottega Veneta dhe duke iu referuar stilit të saj të epokës “Friends” në një pjesë të madhe të stilit të viteve të nëntëdhjeta.
Aktorja ka folur për revistën në lidhje me stilin ikonik të flokëve, nga frymëzimi i viteve të tetëdhjeta deri te projekti i saj aktual i pasionit, linja e kujdesit të flokëve LolaVie.
“Të gjitha produktet që kam përdorur në jetën time – në shtëpi ose në punë – ishin pjesë e kërkimit dhe zhvillimit për LolaVie”, është shprehur Jennifer për CR Fashion Book. /Telegrafi/