Site icon Telegrafi

Edi Ramës i ik edhe një deputet, “Kaubojsi” krijon parti me emigrantët

Një tjetër deputet largohet nga radhët e Partisë Socialiste. Eduard Ndocaj ka krijuar në Itali do të mbajë emrin ‘Emigracioni Shqiptar’, pjesë e të cilës do të jenë emigrantë shqiptarë.

Ky fakt është bërë i ditur nga vetë deputeti ‘kaubojs’, i cili në rrjetin social ‘Facebook’ ka shpërndarë vendimin për krijimin e kësaj partie.

“Dje në Pesaro të Itali u mblodhën përfaqësuesit e shoqatave shqiptare në Itali. Pjesëmarrës në cilësinë e qytetarit, emigrantit dhe deputetit ishte edhe deputeti Ndocaj. Ky ishte takim i radhës pas shumë takimeve që janë bërë këtë muaj në qytete të ndryshme të Italisë. Gjatë mbledhjes së djeshme në Pesaro u ridiskutua çështja e përfaqësimi politik të emigracionit. Pjesmarrësit u shprehën të bindur se themeli i një lëvizje politike ekskluzive nga emigracioni dhe për emigracionin ishte një domosdoshmëri e kohës”, thuhet në shënimin e Eduard Ndocajt në facebook.

Kryetar i kësaj force politike është zgjedhur Fatmir Behluli ndërsa Sekretar i Përgjithshëm Klodian Cami

Exit mobile version