Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama së fundmi ka vizituar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi i cili po mbahet në paraburgim në Hagë.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë Rama përmes publikimit të një video në Facebook.
“Hagë – Për vizitë tek Presidenti Thaçi”, ka shkruar Edi Rama.
Sot në Hagë është duke u mbajtur konferenca e radhës për ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas zgjerimit të aktakuzës nga Zyra e Prokurorisë Speciale.
Ish-presidenti Hashim Thaçi ka ndjekur këtë konferencë përmes lidhjes direket, ku është deklaruar i pafajshëm për akuzat e reja ndaj tij.
“Nuk i kam kuptuar për arsye se skam pasur mundësi ti lexoj sepse kanë qenë shumë të redaktuara. Deklarohem i pafajshëm edhe pse ende nuk e kam lexuar dhe nuk e kam kuptuar”, ka thënë Thaçi. /Telegrafi/