Kryeministri shqiptar Edi Rama, me ftesë të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan po zhvillon një vizitë zyrtare në Turqi.
Me anë të një shkrimi në rrjetet sociale Rama pas mbërritjes në Ankara, thotë do të hapet një kapitull i ri bashkëpunimi.
“Në vizitë zyrtare me ftesë të Presidentit Erdogan, për të hapur një kapitull të ri bashkëpunimi mes dy qeverive dhe nënshkruar një sërë marrëveshjesh me rëndësi në kuadrin e partneritetit tonë strategjik”, ka shkruar Rama.
Në njoftimin nga Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, thuhet se në takimet që do të zhvillohen në kuadër të vizitës më 6-7 janar, marrëdhëniet bilaterale midis Turqisë dhe Shqipërisë do të rishikohen në të gjitha dimensionet, si dhe do të trajtohen hapat që mund të merren për zhvillimin e bashkëpunimit.
Në takime gjithashtu do të shkëmbehen mendime mbi zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe marrëdhëniet dypalëshe. /Telegrafi/
Arnavutluk Başbakanı Edi Rama’yı Resmî Karşılama Töreni
Ceremonia e pritjes zyrtare per kryeministrin e Republikes se Shqiperise z. Edi Rama
Official Reception Ceremony for Prime Minister Edi Rama of Albania https://t.co/D28xdBb87s
— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) January 6, 2021