Site icon Telegrafi

Edi Rama uron Vangjel Tavo: Himara do të kthehet në një prej destinacioneve më të kërkuara të Mesdheut

Foto: Arkiv

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar kryebashkiaun e ri të Himarës, Vangjel Tavo.

Rama përmes një postimi në Facebook ka pohuar se fitorja ka qenë spektakolare, transmeton telegrafi.

“Mirëmëngjesi, dhe me urimin për kryebashkiakun e ri të Himarës për fitoren spektakolare, kënaqësinë e mbështetjes domethënëse për Partinë Socialiste në zgjedhjet e djeshme. Si edhe vendosmërinë për ta kthyer Himarën 2030 në një prej destinacioneve më të kërkuara të Mesdheut, ku në radhë të parë të gjithë ata që punojnë në industrinë turistike në Greqi, të kthehen për paga më të mira e për ajrin e pazëvendësueshëm të vendlindjes, ju uroj të gjithëve një javë sa më të qetë”, shkruan Rama.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka njoftuar se ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të Bashkisë Himarë.

KQZ njofton se kandidati nga Partia Socialiste, Vangjel Tavo ka marrë 5022 vota. /Telegrafi/

Exit mobile version