Kryeministri Edi Rama uron besimtarët myslimanë me rastin e Bajramit të Madh.
Kreu i qeverisë ka shpërndarë në rrjetin social “Facebook” një foto ku shfaqen të projektuara në murin e godinës së kryeministrisë disa vargje nga Kurani.
“Besimtarë, qofshi ju dëshmitarë të drejtë. Që asnjë urrejtje mos t’ju shtyjë në krahët e padrejtësisë. Praktikoni drejtësinë, kjo është përshpirtshmëri e vërtetë”. /Telegrafi/