Telegrafi

Edi Rama uron ditën e çlirimit të Prishtinës me një fotografi të UÇK-së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar ditën e çlirimit të Prishtinës me një fotografi të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Rama sipër fotografisë së publikuar ka shkruar “22 vite nga dita e bekuar e çlirimit të Prishtinës”, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq, sot mbushen 22 vjet nga tërheqja e forcave kriminale ushtarake e paramilitare serbe nga Kosova, duke shënuar kështu fundin e pushtimit serb.

Ushtria serbe u dorëzua nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare dhe bombardimeve të NATO-së që e detyruan të nënshkruajë marrëveshjen e kapitullimit më 9 qershor 1999 në Kumanovë.

Marrëveshja u nënshkrua nga Michael Jackson, komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, dhe ish-shefi i Shtabit të Armatës së Serbisë, gjenerali Nebojsha Pavkoviq, i akuzuari i Hagës për krime lufte dhe gjenocid në Kosovë. /Telegrafi/