Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në Librazhd, kryeministri Edi Rama ka folur edhe për “listën e zezë” të publikuar nga ai pak ditë më parë, e cila solli reagime të shumta.
“Lista është nga komentet e njerëzve, as për të nxjerrë të këqijtë, as për t’i dënuar, as për ndëshkime administrative.
Ajo është përmbledhje e emrave që janë përmendur nga njerëzit që kanë komentuar, aty janë njerëz realë.
Ka nga ata që fshihen pas profileve, por mekanizmi që do ndërtojmë nuk do të jetë ky.
Kush do të ngrejë problem do të jetë me identitetin e vet dhe me gjithçka të faktuar e që do të mbajë përgjegjësi për këtë”, tha Rama.
Ai tha se “kazani mediatik” do të ziejë si kurrë më parë e bashkë me këtë edhe kazani politik.
“Ç’do bëjnë, kazani do të thotë erdhi diktatura, u kthy Enver Hoxha. Do i dëgjoni të githa. Do jetë luftë e këtë luftë jemi gati ta bëjmë, se për këtë e morëm mandatin”, tha Rama. /GazetaTema/