Site icon Telegrafi

Edi Rama: Tek Evropa, ne shqiptarët nuk ndahemi

Kryetari i PS Edi Rama, duke folur gjate nje mbledhje te grupit parlamentar te PS, ku i ka bere thirrje qeverise te shprehet publikisht nese e pranon ose jo paktin me 10 pika te ofruar nga opozita.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama priti sonte në pritjen e fundvitit ambasadorët e akredituar në Shqipëri, ku tha se partitë politike shqiptare në Maqedoni kanë dinjitetin e tyre dhe nuk janë të detyruara të bien dakord për gjithçka.

Rama gjatë pritjes tha se kanë vazhduar të investojnë energji të mëdha në rrugën që kanë përcaktuar si popull dhe nuk janë luhatur në objektivin kryesor, pavarësisht luhatjeve të mëdha dhe të vogla që na ndajnë në debatin e përditshëm publik, që është integrimi i plotë në BE.

“Tek Evropa, ne shqiptarët nuk ndahemi dhe për sa na takon ne si qeverisje në Shqipëri e kemi të shkruar si program qeverisës që Evropa nuk është udhëtim për diku, por një udhëtim i brendshëm për të pasur një shtet modern, demokratik dhe solid”, tha Rama.

Ai shtoi se kanë ndjekur një politikë të jashtme koherente dhe dinamike si një vend që ka qenë gjithnjë i angazhuar për stabilitietin në rajon, bazuar në parimet e Evropës, ku duan të bëhen pjesë me të drejta të plota.

“Është gjithmonë e më e rëndësishme që atmosfera e paqes që sot kemi në këtë rajon, që deri dje karakteristikë kryesore kishte ndasitë dhe hasmëritë e trashëguara, të intensifikohet për një dakordësi sa më të madhe me njëri-tjetrin dhe për njeri-tjetrin”, theksoi Rama.

Kryeministri Rama dha edhe një mesazh për partitë politike shqiptare në Maqedoni, ku u shpreh se partitë shqiptare në Maqedoni kanë dinjitetin e tyre dhe nuk janë të detyruara të bien dakord për gjithçka, por janë të imponuara për interesin e shqiptarëve që të jenë dakord për bashkëjetesën e dy popujve me të drejta të plota në një shtet, transmeton KosovaPress.

Exit mobile version