Në Samitin e Klimës “COP26” që po mbahet në Glasgow të Skocisë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar me aktorin e njohur amerikan, Leonardo DiCaprio.
Ishte Rama ai që ka ndarë një fotografi në llogarinë e tij në Instagram ku shihet teksa bisedon me aktorin 46-vjeçar.
“Kur je komshi me Leonardo Di Caprion dhe të lidh mbrojtja e Vjosës”, ka shkruar Rama në mbishkrimin e fotografisë, duke etiketuar aktorin.
Kujtojmë që DiCaprio ka qenë i zëshëm në thirrjet e tij për të mbrojtur lumin Vjosa në Shqipëri, duke kërkuar që qeveria shqiptare ta krijojnë sa më shpejt Parkun Kombëtar Vjosa.
Ndërkohë, Samiti i Klimës ka bërë bashkë liderët botëror për të ngritur vëmendjen ndaj ngrohjes globale dhe kushteve klimatike, i cili pritet të zgjasë deri më 12 nëntor. /Telegrafi/