Kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela, në shoqërim të sekreatit të LR-PDSH-së, Arben Taravari, sot do të qëndrojnë në Tiranë për takim pune.
Telegrafi Maqedoni merr vesh se Sela sot në ora 15:00, do të takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Nuk dihet saktë tematika e takimit por pritet që temë bisede të jetë mbajtja e zgjedhjeve parlamentare në Maqedoni. Përndryshe në këto zgjedhje të parakohshme më 11 dhjetor, Alenca për Shqiptarët, ku bën pjesë edhe partia e Ziadin Selës, fitoi tre mandate. /Telegrafi/