Telegrafi

Edi Rama sot në Kosovë

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama sot do të vizitojë Kosovën, ku do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin.

Sipas një njoftimi të Kuvendit, Rama dhe Veseli do të takohen në ora 13:15.

Rama pritet të marr pjesë edhe një ceremoninë e betimit të presidentit të ri, megjithatë kjo ende nuk është bërë zyrtare.