Site icon Telegrafi

Edi Rama: Shteti në krye të detyrës si në asnjë rast më parë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se shteti është në krye të detyrës për riparimin e të gjitha pasojave tw shkaktuara nga përmbytja e ditëve të fundit.

Në një postim në faqen e tij ne Facebook, kryeministri Rama shkruan:

“Shteti në krye të detyrës si në asnjë rast më parë në 25 vjet gjatë përballjeve me vështiresitë e krijuara nga tërbimi i natyrës”.

Kryeministri Rama ka shpërndarë një video ku pasqyron të gjithë agjendën dhe kalendarin e ndërhyrjeve e Forcave te Armatosura të Shqipërisë në ndihmë të banorëve të përmbytur dhe riparimin e rrugëve dhe urave në të gjithë vendin, transmeton KosovaPress.

Exit mobile version