Site icon Telegrafi

Edi Rama shihet i lumtur në fotografinë e tij me Ronaldon

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka realizuar një fotografi me yllin portugez, Cristiano Ronaldo.

Edi Rama njihet si një tifoz i madh i skuadrës italiane, Juventus.

Dashurinë ndaj klubit italian e ka shprehur disa herë në publik kryeministri i Shqipërisë.

Lexo po ashtu Juventusi vazhdon me fitore, mposht Lazion në shtëpi

Përveç kësaj, Rama shpeshherë edhe e përcjell nga afër Juventusin e tij, ashtu siç ka bërë edhe sot (e shtunë).

Kryeministri shqiptar ishte në tribunat e Allianz Stadium në fitoren e Zonjës së Vjetër ndaj Lazios me rezultat 2-0.

Lexo po ashtu Juventus 2-0 Lazio, nota e Strakoshës dhe të tjerëve

Por, kjo nuk është e tëra pasi Rama ka shfrytëzuar këtë udhëtim për të bërë edhe një fotografi me yllin portugez të Juventusit, Ronaldo.

Fotografinë e bërë në objektet e stadiumit, kryeministri e ka postuar në profilin e tij privat në Facebook, ku ka lënë edhe një mbishkrim interesant. /Telegrafi/

Exit mobile version