Lajmin e ka bërë të ditur vet Edi Rama në profilin e tij në “Facebook”, ku shkruan se “Tirana do të ecë në drejtimin e duhur edhe për ta pas 21 qershorit”.
“Mbrëmë rastësisht e miqësisht me të rinj të PD:-) Tirana do të ecë në drejtimin e duhur edhe për ta pas 21 qershorit!”, shkruan Rama.
Kryeministri së bashku me kandidatin e PS-LSI për kryeqytetin, Erjon Veliaj mbajtën mbrëmë në sheshin “Nënë Tereza” takimin përmbyllës të fushatës elektorale, nga ku u bënë thirrje qytetarëve të Tiranës të votojnë drejtimin e duhur për një Tiranë më të mirë. /Telegrafi/