Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm që goditi sot Durrësin me magnitudë 6.4 shkallë të righterit.
Rama përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se fatkeqësisht ka jetë të humbura, dhe ka ftuar qytetarët që të ruajnë qetësinë.
“Është një moment dramatik ku sidoqoftë duhet të ruajmë me çdo kusht qetësinë,të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit e ta përballojmë këtë goditje SE BASHKU. Ne do të bëjmë gjithçka kemi në dorë dhe me miqtë e mëdhenj në krah do ta kalojmë edhe këtë situatë#Kurajo #Durim #Solidaritet”, ka shkruar Rama. /Telegrafi/