Site icon Telegrafi

Edi Rama reagon ndaj lajmeve të rreme: Do të detyrohem të ndërhyj për mbylljen e portaleve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është treguar i ashpër me portalet në rast se shpërndajnë lajme të rreme dhe përhapin panik pas situatës së rëndë me tërmetet.

Ai në Twitter thotë se do të ndërhyj forcërisht për mbylljen e tyre.

“Në këtë situatë të jashtëzakonshme, ku duhet matur çdo fjalë është e pa tolerueshme që të publikohen sharlatanizma delirantësh vendas a të huaj apo të shtrembërohen, sipas avazit të zakonshëm, prononcimet e shpjegimet e arsyeshme të ekspertëve! STOP DHE STOP TANI! MENJËHERË!!!”, shkruan Rama.

Njoftimi i plotë i Ramës

Paralajmëroj për herë të fundit portalet e kanalet e informimit se në kushtet dhe kuadrin ligjor te Gjendjes së Jashtëzakonshme, do jem i detyruar të ndërhyj forcërisht për mbylljen e tyre deri në fund të kësaj faze dramatike, nëse vazhdojnë me lajme të rreme që hapin panik!

Në këtë situatë të jashtëzakonshme, ku duhet matur çdo fjalë është e patolerueshme që të publikohen sharlatanizma delirantësh vendas a të huaj apo të shtrembërohen, sipas avazit të zakonshëm, prononcimet e shpjegimet e arsyeshme të ekspertëve! STOP DHE STOP TANI! MENJËHERË!!! /Telegrafi/

 

Exit mobile version