Site icon Telegrafi

Edi Rama publikon video me këngë të Unikkatilit, i bën ‘diss’ Lulzim Bashës me këngën “Ku të mbetën shokët”

Përplasjet politike mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kanë marrë një kthesë më ritmike ditët e fundit, me të dy liderët që po i përgjigjen njëri-tjetrit përmes vargjeve të Unikkatilit.

Gjithçka nisi kur Basha, në një deklaratë të mëparshme, i drejtoi Ramës pyetjen “Ku i ke shokët?”, duke shoqëruar mesazhin me një këngë të reperit të njohur.

Por kryeministri nuk vonoi me një kundërpërgjigje, duke zgjedhur një tjetër këngë nga repertori i Unikkatilit si përgjigje për Bashën.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, Rama citoi vargjet: “Pse nuk e kupton që ti s’mun m’u shty me mu? Ti ndaç mohoje dost, sa herë ke provu me mu, ke dështu”, duke ironizuar liderin e opozitës.

Ai vijoi duke e cilësuar PS-në si një oqean, ku “një bie, mijëra ngrihen”, ndërsa krahasoi situatën e Bashës me një “lugë uji” ku ai është i zhytur.

Kjo përballje me tone muzikore ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, ku qytetarët po e ndjekin këtë “diss politik” me interes dhe humor. Mbetet për t’u parë nëse Basha do të vijojë replikën me një tjetër këngë, apo nëse kjo do të jetë beteja e fundit në këtë përplasje “artistike”. /Telegrafi/

Exit mobile version