Site icon Telegrafi

Edi Rama publikon foton e Sali Berishës në kazino (Foto)

Teksa ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën, se po synon të krijojë monopolin e basteve online, ky i fundit e ka akuzuar se Berisha dhe PD-ja, synojnë të mbrojnë “Bastet”.

“Beteja” mes tyre për këtë çështje është zhvendosur në rrjetet sociale, e pikërisht në njërin prej tyre, në Instagram, kryeministri Rama ka postuar edhe një foto të Sali Berishës në fillim vitet ’90 teksa është në një kazino.

“Nga kazinotë elektronike tek shpifjet elektronike. Por bastet nuk i shpëton dot më as dëshpërimi i lojtarëve të fatit, as paraja e krimit të organizuar që financon industrinë e baltës kundër mbylljes së tyre dhe as hungërrimat e derrave apo pickimet e mushkonjave të kënetës mediatike”, shkruan Rama në postimin e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version