Site icon Telegrafi

Edi Rama pritet nga Ivica Daçiq

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mbërriti të mërkurën në mbrëmje në Beograd ku do të marrë pjesë në Forumin e Sigurisë që do të mbahet nesër.

Rama është pritur në aeroport nga Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq shkruan Tanjug, transmeton Telegrafi.

Kryeministri Edi Rama të enjten do të ketë edhe një takim bilateral me kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq.

Ndërkaq në Forumin e Sigurisë nesër do të marrin pjesë më shumë se 100 folës dhe 700 pjesëmarrës që përfaqësojnë qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe shoqërinë civile, duke përfshirë shumë emra të rëndësishëm të skenës politike dhe diplomatike./Telegrafi/

 

Exit mobile version