Organizimi i takimit në mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, përveç pjesës protokolare, ka pasur edhe elemente tjera interesante.
Shefi i ekzekutivit shqiptar, Edi Rama, ka shprehur falënderimin e tij edhe për nikoqirët e takimit, stafin e “Hotel Dukagjini”, në Pejë, vend në të cilin u akomoduan dhe zhvilluan takimin të dyja qeveritë.
Rama në profilin e tij në Facebook ka shkruar “shumë faleminderit për mikpritjen bujare dhe shërbimin fantastik, ekipit të Hotel Dukagjinit në Pejë”.
Ndryshe, të hënën në Pejë është mbajtur takimi i radhës në mes Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë, në të cilën janë nënshkruar një mori marrëveshjes, me theks të veçantë ato që janë në fushën e ekonomisë. /Telegrafi/