Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka zgjedhur rrjetet sociale për të uruar shqiptarët anembanë botës.
Duke bërë një prezantim të atyre çfarë pritet të bëhen të prekshme pas më pak se 6 orësh, kur viti 2018 të ikë e të vijë viti 2019, Rama përmendi gjithashtu edhe ato që janë arritur deri më sot.
Edi Rama në mesazhin që dha për fundin e vitit, tha se hapja e kufirit që do të bëhet me Kosovën, synohet që të bëhet edhe me Malin e Zi, Maqedoninë dhe Greqinë.
“Së shpejti, besoj në pranverën që vjen do ta vendosim kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës në regjimin e kritereve teknike të marrëveshjes së Shengenit. Një kufi i hapur që e synojmë edhe me Maqedoninë, Malin e Zi e me Greqinë po ashtu, në një të ardhme shumë më të afërt sesa anëtarësimi ynë në BE”, tha Rama.
2019-a, sipas kryeministrit Rama do të nisë edhe me një qeveri të re, dhe një fillim të ri për të gjithë organizmin e shumicës sonë qeverisëse./Telegrafi/