Kosova pësoi humbje të thellë prej 6:0 kundër Kroacisë në kuadër të kualifikimeve të botërorit Rusia 2016.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas humbjes së Kosovës në “Loro Boriçi” me kroatët.
“Shumë e re ne moshë dhe pa eksperiencë Kosova qe ishte sonte ne fushe kundër “ujqve” të Kroacisë, por padyshim një skuadër me talente që ka rrugë të gjatë përpara, ku sukseset me patjetër nuk do të mungojnë#ForcaKosova”, shkruan Rama në Facebook.
Pas kësaj humbje, Kosova zë vendin e fundit të Grupit I me një pikë, ndërsa Kroacia është lider me katër pikë. /Telegrafi/