Site icon Telegrafi

Edi Rama: Në këtë nismë mund dhe duhet të bashkohen të gjithë pa humbur kohë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur në Forumin Ekonomik para të pranishmëve, duke ju treguar qëllimin e kësaj nisme, të cilën e spjegoi si një Bashkim Evropian i Vogël, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Do të flas shqip dhe shpresoj se përkthyesi nuk do të më shkatërrojë qëllimin e fjalimit, si herën e kaluar, Zoran. Është shumë e qartë se kjo nismë është gjë e duhur. Por jo vetëm që është gjë e duhur, por është edhe e vonuar. Ky rajon nuk mund të vazhdojë të mbetet peng i të shkuarës, në asnjë aspekt. Kush nuk e kupton akoma se sa të vegjël jemi të ndarë. Ai që nuk e ka kuptuar qëllimin për të hapur vende të reja të punës dhe mundësi për të rinjtë, është i dënuar që të jetojë në të shkuarën. Kjo nismë është shembull i Bashkimit Evropian. Liria e lëvizjes së njerëzve, shërbimeve , mallrave dhe ideve, është qëllimi jonë. Pse duhet të rrijmë me kurriz ndaj njeri tjetrit. Koha është e artë dhe duhet shfrytëzuar. Në fund të ditës, në momentin që do të integrohemi në Bashkimin Evropian, do të bëjmë këtë që ne e bëjmë pa Bashkimin Evropian. Është sa për të ardhur keq, por edhe për të qeshur ata që habiten me veprimtarinë tonë. Si çfarë bëjmë?” tha mes tjerash Rama, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Nëse duam të rrisim ekonominë e vendit, atëherë duhet të integrohemi mes vete duke ndikuar në rritjen e tregtisë së lirë” foli Rama.

“Kjo nuk është Jugosllavi e vogël, dhe kush thotë kështu është duke jetuar për politikë në lëkurën e njerzve. Nëse nisemi me këtë ide, atëherë duhet të themi se edhe Bashkimi Evropian është një Jugosllavi e madhe. Kjo është një nismë që jeton me vlerat dhe mekanizmat e Bashkimit Evropian” tha Rama.

“Ne përballemi me pasojat e vështira të pandemisë dhe nuk mund t’ja privojmë vetes këtë potencial” përfundoi Rama.

Ai tha se vendet e rajonit nuk duhet të presin ende integrimin e rajonit. Integrimi do të duhet të bëhet tani, para se të integrohen tre vendet në BE. /Telegrafi/

Exit mobile version