Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka dhënë një mesazh për referendumin në Maqedoni.
Rama shkruan se çdo shqiptar i Maqedonisë duhet ta kuptojë përgjegjësinë e vetë që ka sot, pavarësisht bindjeve politike, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Uroj shumë që çdo shqiptar i Maqedonisë ta kuptojë peshën e përgjegjësisë që ka sot, pavarësisht çdo bindjeje politike a përkatësie partiake. Sot në Maqedoni votohet për fëmijët dhe kush nuk voton rrezikon të ardhmen e tyre!”, shkruan Rama.
Përndryshe, sot në Maqedoni votohet për marrëveshjen me Greqinë, e cila u nënshkrua në qershor të këtij viti. Ndërsa nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftuan se deri në orën 15:00 kanë votuar 22.56 për qind e qytetarëve të regjistruar në Listën Zgjedhore./Telegrafi/
Uroj shumë që çdo shqiptar i Maqedonisë ta kuptojë peshën e përgjegjësisë që ka sot, pavarësisht çdo bindjeje politike a përkatësie partiake. Sot në Maqedoni votohet për fëmijët dhe kush nuk voton rrezikon të ardhmen e tyre!
— Edi Rama (@ediramaal) September 30, 2018