Telegrafi

Edi Rama mburret me prezantimin e Kosovës në Venecia

Në pavionin e Shqipërisë, kushtuar arkitekturës, të titulluar “Monumente të Mundshëm Ardhmërisht të Parealizuara”, u prezantuan punët e dy artistëve shqiptarë: “Penthouse” (Shtesat) – një seri pikturash nga Edi Hila dhe “The Column“ (Kolona) – video/instalacioni nga Adrian Paci.

Rama e konsideroi praninë e Shqipërisë në Bienale si prezantim i Shqipërisë tjetër, asaj të kulturës dhe të artit.

Ai vizitoi edhe pavionin e Kosovës në Bienale. Një vlerësim e dha edhe në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ku është shprehur krenar me pjesëmarrjen e Kosovës.

“PHOTO OF THE DAY – Kosova ne Bienalen e Venecias”, ka shkruar Rama në Facebook. /Telegrafi/