Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kujtuar atdhetarët shqiptarë nga Rumania që morën pjesë në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë.
Rama ka postuar një foto në Facebook të atdhetarëve të vitit 1912, i cili shkruan “mirënjohje përjetë këtyre shqiptarëve mendjendritur e zemërfortë, të cilët dhanë shembullin më fantastik të asaj që njerëzit e këtij vendi mund të bëjnë, kur bëhen bashkë për qëllime të larta”.
Shkrimi Ramës në Facebook:
AMARCORD
Në këtë foto të rrallë të Nëntorit 1912, shohim disa nga figurat më të shquara të diasporës së Rumanisë, delegatë në mbledhjen e Vlorës, tek pushojnë gjatë rrugëtimit për në qytetin historik, pranë flamurit, siç e thotë edhe kënga e bukur patriotike. Mes tyre dallohen Dhimitër Zografi, Dhimitër Beratti, Dhimitër Emanoil Mborja, Qazim Kokoshi e shumë të tjerë…
Mirënjohje përjetë këtyre shqiptarëve mendjendritur e zemërfortë, të cilët dhanë shembullin më fantastik të asaj që njerëzit e këtij vendi mund të bëjnë, kur bëhen bashkë për qëllime të larta.