Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka sot ditëlindjen.
Ditëlindja, kreun e Qeverisë e ka gjetur në Francë, teksa merr pjesë në Samitin e Parisit, ku do të jenë të pranishëm shumë lidera botërorë.
Rama, i cili mbush 52 vjeç, është babai i dy fëmijëve, Gregor dhe Zaho, ky i fundit nga martesa e tij me Linda Ramën.
Dita e sotme shënon edhe një tjetër ngjarje, historike për nga përmasat, pasi është 4 korriku, dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/