Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku përveçse informon dhe poston statuse të ndryshme, shpesh edhe u përgjigjet qytetarëve.
Por, nëse në Facebook poston dhe ndan planet e qeverisë, ai në Instagram i ka fotografitë më të kuruara, ndërsa ndiqet nga 127 mijë njerëz, por ajo që bie në sy është fakti se ai ndjek vetëm një përdorues, raporton BalkanWeb.
Edhe pse deri së fundmi nuk e ndiqte askënd, Rama tash ia ka bërë ‘follow’ një faqeje.
Bëhet fjalë për “De zeen”, një revistë e huaj që merret me arkitekturën dhe dizajnin.