Mediat në Maqedoni citojnë Edi Ramën, kryeministër i Shqipërisë, të ketë thënë se Nikolla Gruevski e ka pranuar Deklaratën politike shqiptare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas mediave, kjo deklaratë është bërë për televitionin ”Vizion Plus”, ku Rama ka thënë se Tirana nuk ka diktuar asgjë për partitë politike shqiptare në Maqedoni.
”Gjithçka është shpekulim, gënjeshtër dhe politikë e keqe, pasi që kjo krijon një ndasi etnike të panevojshme ndërmjet maqedonasve dhe shqiptarëve, e bazuar në gënjeshtër. E vërtetë është se për shkak të platformës, të ashtuquaturës të Tiranës, end enuk ka mandat për qeveri. E vërteta është se Gruevski dhe partia e tij e pranuan atë, pa ndonjë kusht. Kur nuk arritën marrëveshje, për arsye që Gruevski shumë mirë i di, atëherë e sulmuan platformën që nuk është bërë në Tiranë, duke krijuar ndarje me shqiptarët. Nuk mund të nxitni konflik, thjeshtë për pushtet”, ka deklaruar Rama./Telegrafi/