Site icon Telegrafi

Edi Rama: Godina e Teatrit Kombëtar do të shembet

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka folur të mërkurën për emisionin ‘Opinion’ në TV Klan në lidhje me zhvendosjen e Teatrit Kombëtar. Rama theksoi se kjo është një temë e çelur 20 vite më parë, me emocionalitetin dhe racionalitetin e 20 viteve më parë që shfaqet dhe rishfaqet.

Ai tha se puna nuk qëndron tek godina, por godina është një çengel që tërheq të tjera fijesh shqetësimesh dhe fustracionesh që bëjnë për të jetuar në një pellg shumë të ndenjur.

“Ky është një muhabet pa lidhje. Ai objekt qëndron si një sfidë ndaj fatit, pasi ai mund të shembet nga dita në ditë, është e padenjë për të qenë një godinën për Teatër Kombëtar i këtij vendi. Nëse do të ishte shembur me kohë, do të ishte më mirë, kjo nuk ka ndodhur në të shkuarën, por do të ndodhë në të ardhmen. Ne do të ndërtojmë një Teatër Kombëtar”,-tha Rama.

Kryeministri sqaroi se godina e Hidrologjisë është vendi për të bërë teatër dhe për të parë teatër, sot është 1 mijë herë vendi më i rehatshëm, qoftë për të bërë teatër dhe qoftë për të parë teatër, siç është godina aktuale, shkruan syri.net.

Exit mobile version