Site icon Telegrafi

Edi Rama flet për konfliktin me gazetarët

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është deklaruar rreth “konfliktit” që kishte para disa ditësh me gazetarët, pas përfundimit të seancës së mandateve ku u diskutua heqja e imunitetit për Saimir Tahirin.

“Patjetër si person i dua gazetat. Por duhet të vetëdijesohen sepse roli i tyre është jetik për shoqërinë dhe në një demokraci si e jona njerëzit kanë nevojë që të marrin informacionin se çfarë po ndodhë”, ka thënë ai në Zonë e Lirë.

“Liria e mediave është shumë e rëndësishme dhe nuk duhet cenuar por njëkohësisht nuk mund të shkelet cdo liri tjetër në emër të medias”, ka thënë kryeministri shqiptar.

Tutje, duke folur për pyetjet që bëjnë gazetarët me të cilat ai specifikisht u nervozua para kamerave, Rama tha që kur fëmijët bëjnë pyetje, mund të jenë idiote, por kur pyetjet i bëjnë të rriturit që duhet të jenë të informuar, pyetjet gjithsesi që mund të quhen idiote.

Exit mobile version