Mediat në Shqipëri kanë njoftuar se kosovarja Valbona Shujaku është emëruar zëvendësministre në Ministrinë e Kulturës në Shqipëri në qeverinë e re të Edi Ramës, ndërkohë që në qeverinë e këtij të fundit po gjen vend edhe analistja, Besa Shahini dhe një kosovar tjetër, Hajrulla Çeku-zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit.
Valbona Shujaku nuk ka mundur ta konfirmojë plotësisht ende lajmin, madje ka thënë se akoma është në pritje.
“Nesër në orën 17:00 do ta marrë vesh edhe vet”, ka thënë shkurt Shujaku.
Konfirmim nuk ka dhënë akoma as Shahini, mirëpo duket se ky është një premtim që po e mban Rama.
Por, Edi Rama e plotësoi kabinetin e ministrave të tij edhe me një kosovar tjetër. Bëhet fjalë për Hajrulla Çekun, i cili do të emërohet si zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit.
Ndryshe, më herët ishin diskutuar disa emra të kosovarëve për ministra në Qeverinë e Ramës, mirëpo kjo gjë nuk kishte ndodhur.